Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai tha se pas vendimit për shpalljen “non grata” nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetin Antony Blinken qëndron Kryeministri Rama dhe multimiliarderi Xhorxh Soros.
Intervista:
“Ky është një skenar politik i montuar me lobim nga Edi Rama dhe George Soros. Dhe për këtë unë kisha bindjen absolute. Fatmirësisht, deklarata e zëdhënësit të DASH dje ndriçoi një hap të rëndësishëm, ndriçimin e burimeve nga janë marrë të dhënat. Dhe çfarë doli? Burimet ishin NGO lokale, rajonale, ndërkombëtare të gjitha të Sorosit, të gjitha paratë e Sorosit kundër Sali Berishës. Ishin mediat e sponsorizuara nga Soros dhe ishin Edi Rama direkt hetimi qeveritar antikorrupsion. Në këtë deklaratë, Edi Rama del qartësisht si person direkt i përfshirë por pa asnjë diskutim në të gjitha ato që thuhet deklarata nënkuptohet George Soros, multimiliarderi për të cilin unë kam shprehur gjithë mendimet e mia si në Parlamentin shqiptar, si në mediat sociale ashtu dhe në takime ndërkombëtare. Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë. Në ditët në vazhdim unë do informoj shqiptarët se cilat kanë qenë përpjekjet në vite kundër Sali Berishës të George Sorosit”, tha Berisha.
Pyetja: Por a ka DASH burime apo informacione më të klasifikuara, që mund të dalin më pas në dritë?
“E ftoj Sekretarin Blinken të publikojë çdo gjë pa asnjë lloj hezitimi”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post