Juristi Romeo Kara shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se shpallja ‘non-grata’ e ish-kryeministrit Sali Berisha pas ardhjes në vendin tonë të trupave të NATO-s dhe nisjes së stërvitjes ‘Defender Europe 21’, nuk është rastësore.
Postimi i Karas:
“Defender Europe 21 zbarkon sot Sheshin Nene Tereza.
Nuk mund te jete rastesi, qe kjo stervitje e madhe ushtarake, u organizua pikerisht pak perpara zgjedhjeve, ashtu sic nuk mund te jete rastesi, qe epitafi politik i Sali Berishes, u publikua nga State Department, pikerisht pasi Defender Europe 21 kishte startuar.
Prej vitesh te tera pame qarte se, krimi politik e mbante peng Shqiperine duke luajtur me karten e destabilitetit politik dhe pare ne kete kendveshtrim Defender Europe 21 se pari eshte Defender Albania 21.
Sot trupat e Defender Europe 21, meritojne te trajtohen nga populli i Tiranes, si clirimtare nga pushtimi i krimit dhe garantuese te demokracise se re shqiptare.
Aventura per t’a bere therror kete vend, per llogari te krimit dhe politikave tradicionale antishqiptare garantuese te tij, deshtoi.”, shkruan Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post