Në një intrevistë televizive, gazetari Alban Dudushi është shprehur se njeriu i vetëm që do të mërzitet pas vendimit të Berishës për të vazhduar betëjn, do të jetë Edi Rama.
Deklarata e Dudushit:
“Berisha tha se unë do mbroj dinjitetin tim, të shikojmë se cilat janë hapat e mëtejshëm. Berisha nuk është lehtësisht i parashikueshëm. Por ai sot u ka dhënë një shenjë mbështetësve së tij, që unë do vazhdoj të luftoj.
Z. Berisha ka një pushtet të madh brenda PD. Në PD ai është kisha dhe xhamia, ku falen edhe Basha edhe kundërshtarët e Bashës. Kështu që në këtë kuptim Amerika do që të prishë këtë kishë dhe xhami.
Unë e mirëkuptoj të gjithë ata që e kanë parë Berishën gjatë 30 vite demokraci si burrë shteti, por mesa duket besoj që brenda PD ka ardhur koha, që pas vitit ‘90 pasi rrëzoi komunizmin dhe vendosi bazat e pluralizmit, që të përmbysë një pjesë të historisë, të hapë një profil të ri që do të jetë PD në vitet në vazhdim dhe jo PD, me lavdinë e Berishës. Një nga njerëzit e mërzitur me këtë histori në mënyrë paradoksale me këtë vendim duhet të jetë kryeministri aktual, Edi Rama.
Ju e mbani mirë mend që gjatë fushatës elektorale Edi Rama kishte fotografinë e Berishës dhe te Metës me të cilët targetonte dhe trembte socialistët e vetë, për ti mobilizuar që ata të shkonin në zgjedhje.
SHBA po përpiqen t’ia heqin këtë narrativë Ramës që do ta ketë të vështirë pa këtë narrativë. Sidomos me një opozitë të re që është riformatuar”, tha Dudushi
Diskutime rreth kësaj post