Avokati i njohur Spartak Ngjela ka theksuar se Amerika ka të drejtë të shpallë këdo “non grata” sepse është në shtëpinë e saj, pavarësisht se Berisha e ka konsideruar si fyerje në funksion të së vërtetës.
Ngjela thotë se mbeten të paqarta marrëdhëniet mes Berishës dhe Washingtonit megjithëse ngriti pikëpyetjen në lidhje me ushtarët e NATO-s që ndodhen në vendin tonë për stërvitjen “Defender 21”.
Intervista:
Ngjela: Ata “non grata” kanë të drejtë të nxjerrin këtë duan. Në shtëpinë e tyre mund të bëjnë çfarë të duan. Ai është vendim politik, nuk e ka marrë Gjykata e Lartë Amerikane sic jua ka bërë të gjithëve. Nuk është problem që po të gjykon. Saliu e konsideroi fyerje në funksion të së vërtetës dhe provës.
Pyetje: Çfarë qëllimesh kanë amerikanët?
Ngjela: Dy janë arsyet që kam konceptuar unë si opinion dhe si fakt, nuk i dimë marrëdhëniet mes Berishës dhe Ëashingtonit. Çfarë do të them me këtë? Investigoni dhe më thoni. Nuk e di si i ka marrëdhëniet me kundërshtarët Saliu. Duhen konverguar të gjithë në një pikë. Keni ushtarët e NATO-s këtu. Pse ushtarët e NATO-s kanë ardhur për të vjelur rrushtë e vreshtat e shqiptarëve? Ambasadorja amerikane doli përmendi Llallën. Lëreni Saliun të bëjë punën e vet. Nëse nuk ka këto pika, nuk ka asnjë rrezikshmëri.
Diskutime rreth kësaj post