Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se akuzat e DASH janë të gjitha politike dhe të pabazuara. Ai thotë se familja e tij nuk ka asnjë pasuri nga marrëdhëniet me shtetin.
Deklarata e Berishës:
“Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën e saj në të njëjtën lagje dhe ka 15 vite që merret me një fondacion për fëmijët autikë. Kur i përmend tjetrit gruan duhet të kesh disa fakte. Ajo vetëm është nderuar me çmime.
Djali im ka marrë rrogë 3-4 muaj në fillim në një ndërmarrje publike dhe më pas nuk ka pasur asnjë lidhje me shtetin. Ai nuk ka përfituar asnjë qindarkë në sektorin publik.
Gërdeci? Aq sa ke lidhje ti me Gërdecin ka lidhje djali im. Të faktuara janë se gjithçka ka qenë gënjeshtër.
Vajza ime ka bërë bilancin këtu në studio me ty. Ajo ka punuar 7 vite në Kosovë me dhëndrin dhe së bashku kanë përfituar 1milion e 400 mijë dollarë. 400 mijë i kishin përdorur dhe 1 milion i kanë kursyer. Akuzat për Argitën kanë qenë të gjitha pa bazë.
Akuzat janë fund e krye politike.” – tha Berisha në Opinion.
Diskutime rreth kësaj post