Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi sonte se vendimin e DASH që e shpallte “non-grata” në SHBA, e mori vesh kur dikush i dërgoi postimin në Tëitter të Sekretarit Amerikan Anthony Blinken.
Ai thotë se deklarata është e pabazë, ndërsa shprehet se do t’i kërkojë Mattheë Palmer-it të publikojë edhe provën më të vogël kundër tij.
Deklarata e Berishës:
“Unë e mora vesh kur ma dërgoi dikush “tëitter-in” e tij. Para dy vitesh ka qenë që do më fusnin në listën e zezë për akuzën e konspiracionit ndaj politikës amerikane, sepse unë isha kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Unë përsëri do i kërkoja zotit Palmer që të paraqesë provën më të vogël. Nëse mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që mendon, është e pamundur. Deklarata është e pabazë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post