Ish-kryeministri Sali Berisha ka komnetuar akuzat e bëra për pronat e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Berisha tha se Malltezi i ka pronat e trashëguara nga gjyshja. Berisha deklaroi se ka pasur solidaritet të madh pas vendimit të një dite më parë për shpalljen non-grata nga SHBA.
Ai u pyet edhe për rolin e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu në përfundimet e DASH, duke deklaruar se nuk ka dijeni.
Deklarata e Berishës:
“Kam hapur një proces gjyqësor për emisionin për dokumentet që janë fshehur. Ato ekzistojnë. Pronarët kanë hapur një proces. Ai që ka fshehur dokumentet do marrë përgjigjen në Gjykatë. Dhëndri im pronat i ka nga gjyshja. Para dinjiteti nuk vë asnjë tjetër. Nuk i druhem askujt.
Do rivendos dinjitetin tim. Ata që hedhin akuza për Gërdecin janë një grup kundërshtar. Mirë nuk është që të manipulojë. Kështu që në këtë kontekst, nuk shoh ndonjë gjë të veçantë. Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor. Nuk kam unë asnjë problem tjetër.
Por është e parevokueshme. Kam pasur shumë komunikime por nuk kam kërkuar ndihmën e askujt. Unë vendosa t’i drejtohem gjykatës. Mendova se kjo ishte zgjedhja më e mirë.
Solidaritet më të madh se nga dje deri sot nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë nga PD dhe shumë të tjerë. Nuk kam dijeni se kush e ka iniciuar. Ato janë procedura të një qeverie që funksionon mbi bazën e procedurës së vet”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post