Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzës së DASH se gjatë pushtetit ka ndihmuar aleatët e tij të përfitonin. Berisha përmend Mediun dhe Metën. Ai thotë se Mediut si ministër iu hoq imuniteti pas shpërthimin në Gërdec.
Ai përmend edhe rastin e Ilir Metës në 2011, ku tha se jo vetëm dha dorëheqjen si zv/kryeministër, por kërkoi hapjen e procesit dhe u përball në Gjykatë. Berisha thotë se ai është autor i heqjes së imuniteteve dhe kjo nuk është ndërhyrje siç thotë DASH.
Deklarata e Berishës:
‘’Ajo që mund të them është pa asnjë bazë. Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Heqja e imuniteteve. Ishministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec i kemi hequr imunitetin,e votuam. Çfarë ndërhyrje qenka kjo, heqja e imunitetit. Çfarë ndërhyrje është për Metën, kur hoqi vetëm imunitetin, kërkoi hapje të procesit. U përball dhe në Gjykatë.
Qeveria nuk është Gjykatë. Prandaj i jam drejtuar Gjykatës.
PD do të ndihej në vështirësi nëse ky person nuk i adresohej një Gjykatë neutrale për të bërë drejtësi. Nëse duan të bëjnë vetë Prokurorin, vetë Gjykatësin, kjo jo. ‘’- tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post