Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Marash Logu ka kërkuar pamjet filmike për një votë që sipas tyre është e identifikueshme. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Logu ngriti zërin dhe kërkoi pamjet.
Ai u kundërshtua nga Ilir Rusmajli, i cili madje shtoi se Logu është më i riu në moshë por që tregon njësjellje prej cubi. Rusmajli kërkoi madje dhe që t’i mbyllej mokrofoni Logut, gjë që u kundërshtua nga ky i fundit.
Pjesë nga debati:
Marash Logu: Është një votë…zoti Rusmajli.
Ilir Rusmajli: Ju kërkoj edhe njëherë të ruani etikën…
Marash Logu: Tani edhe njëherë sepse ju po ju drejtohem, ka një fletë që është e identifikueshme sepse përmendet rruga “Juli”.
Ilir Rusmajli: E kuptuam të gjithë, u mor vendim me shumicë votash.
Marash Logu: Po ne duam pamjet sepse na duhen për Kolegjin Zgjedhor.
Ilir Rusmajli: Formuloni kërkesën në përputhje me manualin.
Marash Logu: Ja e themi në seancë, kërkesa jonë është të marrim pamjet filmike.
Ilir Rusmajli: Kërkesa juaj do bazë ligjore.
Marash Logu: Gjejeni ju bazën ligjore.
Ilir Rusmajli: Mbyllja pak.
Marash Logu: Ta mbylli ty morë zotëri, pse mua.
Ilir Rusmajli: Po flet një anëtar i komisionit dhe nuk ke respekt. Je më i vogli këtu dhe çuditërisht me një sjellje prej cubi. Çdo kërkesë do plotësohet, hap manualin dhe gjej bazën ligjore.
Diskutime rreth kësaj post