Këngëtarja Samanta Karavella ishte e ftuar në “Pardon my French”. Samanta bëri me dije se kënga e saj e fundit mban titullin “Emnin tem” quhej “Emri yt” dhe të gjitha pyetjet i referoheshin emrit të saj.
Gjatë intervistës, Samanta në muajin e parë të lindjes nuk ka patur emër.
Kjo lidhet me një histori shumë të veçantë. Prindërit e saj e kishin shumë të vështirë të zgjidhnin një emër për të, derisa vendosën ta quanin si këngëtarja Samantha Fox.
Emrin ia ka vendosur babai duke qenë se ishin duke dëgjuar albumin e saj, me dëshirën që edhe e bija të bëhej një këngëtare e suksesshme. Dhe kjo dëshirë iu realizua.
E pyetur nëse do donte që ndonjë ditë emri i saj të shkruhej në titrat e një filmi si aktore, ajo tha se do ishte shumë bukur nëse do merrte një propozim të tillë, duke shtuar se është diçka që e dëshiron shumë në të ardhmen.
Samanta u shkëput për një kohë të gjatë jo vetëm nga intervistat, por edhe nga muzika. Për muaj të tërë ajo qëndroi në heshtje pa publikuar asnjë projekt, mirëpo më në fund është rikthyer.
Diskutime rreth kësaj post