Gazetari Arian Çani i pyetur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan”, nëse Berisha duhet të largohet apo jo nga grupi parlamentar i PD-së, ai u shpreh se kjo është thikë me dy presa.
“Nëse Berisha do largohej tani do thonin që diçka ka doktori, është thikë me dy presa. Nëse do qëndrojë, administrata amerikane do thotë ky nuk pyet. Është situatë e keqe për doktorin”, – tha Çani duke shtuar se aktorët politikë të PD duhet të kishin marrë masa që të mos shkonin deri këtu.
“Unë thjeshtë njoh personazhin”, tha ai duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe “doktori e dinte me kë kishte të bënte dhe duhet të kishte marrë masa që të mos ndodhte”.
“Mendoj se ka faj doktori, por kanë faj të gjithë. Këta e dinin që do përfundonin keq. Nuk jam aspak i surprizuar, kanë vetëm dy rrugë tani, ose do pranojnë fatin dhe dihet çfarë do të ndodhë ose do refuzojnë dhe dihet çfarë do ndodhë. Nuk dua të flas shumë sepse koston”, – shtoi më tej ai.
Diskutime rreth kësaj post