Analisti Arian Çani ka bërë sot një deklaratë të fortë për kryeministrin Edi Rama, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’. Çani paralajmëroi se Rama do të jetë në pushtet deri në vitin 2029, duke lënë kështu të kuptohet se Rama fiton edhe mandatin e katërt qeverisës.
“Jemi një vend hibrid, s’ka as demokraci, asgjë. Njerëzit janë në fund të piramidës. Është legjitime që Rama të fitojë mandatin e tretë. Kur themi mandatin e tretë, unë kam parasysh nëse nuk ka ndonjë aksident rrugës, edhe të katërtin. Për mendimin tim Rama qeveris deri në 2029.
Rama shfrytëzon rastin që Shqipërinë ta shohë si një telajo që do ta pikturojë. Deri tani ka pikturuar një pjesë dhe ka mbetur pjesa më e madhe. Do të rregullojë fasadën. Rama ka ambicie, po tenton ti japë një buzëkuq Shqipërisë. Ai nuk e ka mbaruar akoma pikturën e tij. Se ka hedhur penelin e fundit në telajo”, – u shpreh Çani.
Diskutime rreth kësaj post