Anxhela Peristeri është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion 2021 me këngën “Karma”. Ajo do të ngjitet në skenën e Eurovizionit që do të mbahet në Roterdam, në natën e dytë, pra më 20 Maj dhe do të jetë e 11-ta në listën e performuesve.
“Deri tani kanë shkuar shumë mirë të dyja provat. Edhe tapeti i kuq shkoi shumë mirë, por gjithmonë je çik me atë ankthin ‘obobo, mos të ndodhi kjo, obobo, mos të ndodhi ajo… derisa të mbarojë e gjitha”, – tha ajo.
“Pasi fitova ‘Festivalin e Këngës’ isha shumë e lumtur që do të përjetoja një eksperiencë të tillë, sepse vërtetë është një eksperiencë që duhet përjetuar nga një artist dhe mbahet mend gjithë jetën”, – shtoi këngëtarja.
Ndër të tjera, Anxhela tregoi se gjatë kësaj kohe ka marrë shumë komente pozitive nga publiku.
Diskutime rreth kësaj post