Kryedemokrati Lulzim Basha do të përballet sot për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Sot do të mblidhet Kryesia e Partisë dhe Këshilli Kombëtar.
Fillimisht në orën 17.00 do të zhvillohet mbledhja e kryesisë me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.
Më pas në orën 19.00 me të njëjtin rend dite do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Në mbledhjen e parë të kryesisë së PD do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në çdo qark. Në këtë takim pritet që kryetari i PD të hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.
Ndërkohë kujtojmë që zërat kundër Bashës, si Fatbardh Kadilli apo Bujar Nishani, të cilët kërkojnë largimin e tij nga kreu i PD-së, kanë nisur edhe takimet në bazën e partisë në rrethe.
Diskutime rreth kësaj post