Anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho ka shpjeguar procedurialisht se si arrihet deri në përsëritje të zgjedhjeve.
“Së pari duhet të arrihet në pavlefshmëri të një apo më shumë QV, kërkesa e PD dhe LSI, janë për pavlefshmëri të zonave zgjedhore, pra të qarqeve, dhe neni 160 i Kodit Zgjedhor parashikon që pavlefshmëria, pra a jemi në kushtet e pavlefshmërisë, atëherë kur konstatohen shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm të Kodit Zgjedhor dhe specifika e pavlefshmërisë është se duhet së paku 4 vota që të pranohet një kërkesë e tillë. Pra duhen 4 anëtarë të KAS që të mbështesin një kërkesë të tillë. Kjo është për t’u parë. Deri më tani ne nuk kemi marrë asnjë vendimmarrje as për rastin e Gjirokastrës dhe as të Beratit. Besoj se do të duket standarti i KAS në rastin e parë. Kërkesat që ngre PD janë pothuajse të njëjta, që kanë të bëjnë me cenim të vullnetit të votuesit para ditës së zgjedhjeve. Nëse do bëhen 4 anëtarë të KAS që jemi në kushtet e shkeljeve të rënda të ligjit, patjetër që mund të jemi në kushtet e marrjes së një vendimi për pavlefshmëri dhe patjetër që ajo sjell rastin që duhet të përsëriten zgjedhjet në këto zona zgjedhore”, tha Braho për Report Tv
Në studion e Report Tv, Braho është ndalur edhe në kërkesën e partive opozitës për rinumërimin të votave, më specifikisht në dy qarqe, Berat dhe Durrës nga LSI-ja. Ai shpjegoi me se në rast se pas hapjes të kutive me materialeve zgjedhore siç ka ndodhur ne Berat do të konstatohet se në një nga qendrat e votimit ka pasur parregullsi, atëherë mund të kalohet në rivotim. Për këtë mjaftohen 2 vota nga 5 anëtarë të KAS.
“Patjetër që mund të shkohet në rinumërim, por duhet të kemi parasysh që deri më tani vetëm për 2 qarqe është kërkuar rinumërimi në Berat dhe Durrës. Pra në qarkun e Beratit, pas hapjes së kutive të votimit të materialeve zgjedhore, pas vendimmarrjes së KAS, nëse do konsiderojmë se në ndonjë nga qendrat e votimit si të pavlefshme apo jo, atëherë do të bëhet edhe rinumërimi i votave në bazë të kërkesës së LSI, apo kërkesës që 2 anëtarë të KAS, pra mundet që 2 anëtarë të KAS të kërkojnë rinumërimit. Pra nga provat e LSI, ka pretendime për vlerësim të gabuar të fletëve të votimit dhe kjo do i shërbejë një procesi zgjedhor të drejtë, aq më tepër kur në qarqe si Berati apo Durrësi numri i votave, diferenca mes LSI dhe PS është e vogël dhe mund të sjellë ndryshim mandatesh”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post