Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova i cili garoi në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e koalicionit PD-AN, ironizoi përpjekjet e Bashës për ta cilësuar atë masakër zgjedhore duke shkruar se deri tani nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë atë.
Duke iu referuar faktit se PD mbledh nesër kryesinë dhe këshillit Kombëtar, Starova shkruan se Basha nuk ka thirrur aleatët e koalicionit për të bërë analizën e zgjedhjeve. Ai ngre disa pyetje se ku po shkon e djathta në tërësi dhe thekson se beteja politike duhet vijuar duke filluar së pari me ndryshimin e vetes.
Deklarata e Starovas:
“Sot, klima politike duket teper e nxehte ne kampin e qendres se djathte dhe kjo eshte dicka krejtesisht e arsyeshme. E djathta ka humbur per te disaten here. E djathta ka ngritur akuzen per nje “masaker” mbi zgjedhjet e fundit.
Deri tani fatkeqesisht, nuk po shohim asnje prove te “masakres”, megjithese te gjithe mendojme se zgjedhjet jane vjedhur.Neser, Keshilli Kombetar dhe Kryesia e PD-se mblidhen per te diskutuar mbi kete “masaker” dhe asnje nga aleatet nuk eshte thirrur te jete pjesmarres.
Eshte e qarte qe neser vetem do te thuhet se nuk i njohim zgjedhjet, por kjo do te jete nje deklarate e njeanshme dhe e pavertetuar. Logjikisht, mbetet te thuhet edhe se demokratet nuk do te marrin pjese ne legjislaturen e re. Pyetja qe shtrohet eshte: Ku po shkon e djathta ? Per ku eshte duke i udhehequr mbeshtetesit e saj ? A eshte e sigurte se nuk po gabon ? A eshte e sigurte se do te kete perkrahjen e aleateve nderkombetare?
Pervoja politike historike na meson se, sa here qe nje force politike e gjen vehten ne rrethana te tilla, ajo e vazhdon betejen politike duke filluar me ndryshimin e vetvehtes”, shkruan Starova.
Diskutime rreth kësaj post