Grida Duma, shefe e opozitës? Kjo pyetje u lëshua në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte ku protagoniste në studio ishte vetë Duma.
Analisti i njohur Arjan Curi u shpreh se dëshira e tij ishte që Grida Duma të ishte në krye të Partisë Demokratike, ndryshe nga Arian Çani i cili shprehu hapur se Arben Imami do ishte kandidati i duhur për të drejtuar PD-në.
Pjesë nga intervista:
Arjan Curi: Ishte një pyetje që projektonte të ardhmen pas shumë vitesh. Domethënë jo të jeni ju një femër e cila rrëzon Ramën për shembull, pasi unë mendoj se vetëm një grua mund ta rrëzojë Ramën. Kjo ishte për të ardhmen.
Grida Duma: E kuptoj, por kjo aktualitetit i jep shumë spekulim.
Arjan Curi: Dëshira e Çanit ishte të ishte Imami shef i opozitës, kurse dëshira ime ishte të ishit ju.
Grida Duma: Unë të falenderoj për vlerësimin.
Diskutime rreth kësaj post