Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ardit Çela, ka reaguar për herë të parë pasi i publikuan një video së fundmi në rrjetet sociale, ku ai dëgjohet duke kërcënuar me ‘prerje’ duarsh gjatë numërimit të votave në këtë qark. Në video Çela shikohet i ulur në karrige, ndërsa dëgjohet të thotë “bam-bam, me shpatë në dorë”.
Çela thotë se në fakt video është e prerë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur siç duket aty.
Postimi i plotë:
“Faleminderit, se me rikthyet humorin.
U njoftova per qarkullimin e kesaj videoje, ku mjeshtrat e propagandes kesaj here jane treguar amator.
Ishte momenti i fundit i numerimit, dhe nje situate shume komike. Te 4 anetaret e tavolines se numerimit, pra perfshire ata socialiste, nuk pranonin te plotesonin nje formular me 0 vota per kandidatet, per shkak se gabimin e kishin bere koleget e tyre te meparshem dhe kishin vendosur fletat ne zarfin e gabuar. Ne kete moment, disa injorante kujtonin se cfare po behej, per shkak se pak minuta me pare ishte nderruar komisioneri i LSI. Hyjne si te forte dhe provokojne dhe intimidojne ata qe ishin aty, si edhe numerueset me shprehjet: “ Do ju presim duart” “Do ju presim kembet” etj.. Kjo vertetohet nga pamjet sepse shikohet qarte qe te gjithe kthejne kokat pas ne drejtim te provokatorit duke qeshur, me perjashtimin tim, qe i shkoj pas avazit dhe i them “ Po, po, ju po, me shpata”, pa denjuar te kthehem. Ne asnje moment nuk ka qene komunikimi me kryetaren e ZAZ e cila perpiqej te shpjegonte proceduren. Kur e shoh qe tipi vazhdonte te shfrynte, kthehem dhe i them hajde ulu tek karrigia ngjitur, te te sqaroj se eshte qesharake, sepse doja te shmangia edhe ndonje perplasje midis njerezve qe ishin aty. Ne kete moment, nje anetar i stafit te Klosit, nuk po e permend me emer, tregohet korrekt dhe i thote: “ Çohu dhe dil perjashta”.
Nuk e bej me- ishte pergjigja e provokatorit.
“ Deni, perjashta”. Dhe provokatori del perjashta.
Shihet qarte edhe buzeqeshja ime, sepse e till ishte skena, komike!
Sigurisht qe video eshte e prere, dhe keto nuk pasqyrohen, por amatoret harrojne qe aty jane videot 360 grade te ambientit ku vertetohet gjithcka. Skena plotesohet me komunikimin e kryetares me perfaqesuesit e KQZ ku i kerkon ndihme live me viva voce, mbi menyren si do procedojne, ku si perfundim, u zgjidh me vendim KZAZ dhe jo ne diskrecion te numeruesve.
Tani nje pyetje kam per te mjeret, qe bene bllofin e radhes.
A moret leje gjekundi per kete qe bete, sepse jeni bllof ? Sepse aty eshte filmuar qarte e gjithe skena, kush ka hyre, kush ka dale, dhe kush i ka intimiduar numeruesit gjithe kohes.
A mendoni qe jeni gati te shihni me video, me ze dhe me figure, kush e perfaqeson krimin dhe shoqerohet e cohet peshe nga kriminelet?
A jeni gati te perballoni keto dhe shume te tjera?
A jeni gati tani, apo pak me vone?”-shkruan Cela.
Video:
Diskutime rreth kësaj post