Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Ankesat dhe Saksionet në KQZ, ku ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e PD dhe LSI-së për qarkun e Beratit. KAS ka shtuar se do të merren në shqyrtim materialet zgjedhore, për të parë në rast se ka parregullsi.KAS vendosi të hapë materialet zgjedhore në kuti dhe procesverbalet PEI të pajisjet e identifikimit biometrik.
Anëtari i KAS Elvis Cefa deklaroi se sot do të merren në shqyrtim pjesërisht disa nga materialet e dorzuara nga LSI. Si provë do të shërbejë hapja dhe mbyllja e procesverbaleve. Hapja e kutive të 24 qendrave të votit është parashikuar të bëhet ditën e hënë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
KAS përmes një njoftimi bëri me dije një ditë më parë se dhënien e vendimit e shtyu për sot, pasi po merr në konsideratë mundësinë e pranimit të disa provave shtesë nga opozita, PD dhe LSI-ja. Kjo pasi iu duhej kohë për të verifikuar këto prova.
Diskutime rreth kësaj post