Myslim Murrizi, nënkryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar kërkoi që të vijë në komision drejtori i SHISH, Helidon Bendo në një seancë me dyer të mbyllura dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në mënyrë që t’i drejtohen pyetje. Murrizi theksoi se Komisioni nuk duhet të mbetet thjesht me përgjigjet e thata shkresore dërguar prej tyre. Kjo kërkesë e Murrizit nuk është aspak e rastësishme.
“Do doja që ta shtrinim pak kërkesën ne arshivat e parlamentit. Do doja të kishim në dispozicion praktikën e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93 pas kërkesës së një deputeti. Të na vihet në dispozicion praktika në Itali se çfarë hapash kanë ndjekur., unë nuk mjaftohem me Lituaninë. Do të doja të kishim shefin e SHISH apo dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, të zhvillohej një seancë dëgjimore”, tha Murrizi sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor.
Gazetari Muhamed Veliu ka mësuar se në këtë komision ka mbërritur një informacion se SHISH ka paralajmëruar presidentin të mos takohet me dy persona pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë. Pikërisht këtë informacion Komisioni Hetimor kërkon t’i shtojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH. Mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale.
Diskutime rreth kësaj post