Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami është një nga zërat kritikë që ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Por, a mund të jetë Imami kryetari i ri i partisë më të madhe në opozitë? I gjendur përballë kësaj pyetje, Imami u shpreh se nëse PD nuk reformohet, e ardhmja e vendit do të jetë më e keqe.
Komenti i Imamit:
“Politika është arti i bashkëjetesës. Këtu flasim si mund të bashkëjetojmë në një parti. A do të ndërmarrim një akt që kjo parti të shkojë nga e ardhmja? A mund të sillemi si njerëz normal, që të ketë sukses? Nga pikëpamja e veprimit, ky është një veprim i thjeshtë politik. Ka një traditë në PD, nuk duam të iluminojmë njeri, si mundet mbi këto gjëra që dimë mbi këto vend të jetojmë së bashku dhe të prodhojmë më të mirë? Nëse nuk reformohet PD, e ardhmja e vendit do jetë më e keqe. Ky sistem nuk prodhon dot më balanca nëse nuk ka opozitë.
Kur mungon balanca në demokraci, e cila bëhet nga opozita, shumica është e pakontrolluar. Kjo është e rëndë, kjo duhet kapërcyer. Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqenëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot’’, tha Imami.
Diskutime rreth kësaj post