Deputetja e zgjedhur në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka sulmuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Në emisionin “Zonë e Lirë”, Duma tha se 7 vite më parë e kishte mbrojtur ish-ministrin nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkonte dënimin e tij.
Deklarata e Dumës:
“Thoni është djalë i mirë. Unë e mbaj mend në 2013 sesi kam bërë një debat 3 orësh për të mbrojtur Ben Imamin sepse kryeministri bërtiste të dënohet. Nuk kisha asnjë njohje me të. Dhe edhe pse nuk dija pse bërtitej kundër tij, e mbrojta me një parim; një kryeministër nuk duhet të ulërasë sepse ishte gijotinë politike. Dëgjoj sot të njëjtën përsëritje. A e bën Ben Imamin faktin që ai nuk u ndëshkua në fund? Për mua jo. Po të donte ndonjë spekulant mund të thotë; ore ky Beni pse nuk u dënua, bashkëpunoi me Ramën?,”-tha Duma.
Video:
Diskutime rreth kësaj post