Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar ashpër lidhur me vendimin më të fundit, ku thuhet se do ketë arrest me burg për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje.
Postimi i Goxhajt:
“Në cilin vend të Europës dënohesh 15 vjet burg për ndërtim pa leje në tokën tënde? Gjths lajmi i mirë për viktimën është që mund të kërkojë azil politik kudo në Europë, por Lajmi Vërtet Shumë i Keq është se Axhenda Soros për Shpopullimin e Shqipërisë siç ju kam thënë tani merr hov gjigand përshpejtimi!
Kjo është historia e vërtetë e Zgjedhjeve të shitura për Ramën nga Lyli sipas Misionit që i ka dhënë Soros që kur e katapultoi në Shqipëri nga Holanda!
P.s. Mos harro, se ti s’ke asnjë shans të marrësh leje ndërtimi pa korrupsion, ns nuk i lëpihesh pushtetit dhe përsëri sado ti lëpihesh përsëri mund të mos e marrësh lejen kurrë! Pra ti s’ke asnjë shans po nuk bleve apartamentet e atyre lart!”-tha Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post