Deputetja e zgjedhur e PS-së, Elisa Spiropali ka folur në lidhje me kërkesën që kryeteministri Rama i ka bërë opozitës për bashkëpunim. Ajo tha se Rama këtë gjë e ka bërë edhe para zgjedhjeve.
“Superioritet Rama i ka treguar me fitoren e mandatit të tretë që për ne është përgjegjësi. Nuk kemi ndërmend të merremi më me lojërat e Bashës. Është e qartë se kjo betejë e re e tij nuk ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit por me atë të 20 korrikut brenda PD. Për të siguruar kreun e PD, Basha nuk mund të nëpërkëmb as reputacionin as zgjedhjet”.-tha Spiropali.
Më tej ajo tha se i kanë kërkuar opozitës si politikanë të gjejnë një marrëveshje, pasi siç ajo e komenton Rama ka kërkuar bashkëpunim si para ashtu edhe pas zgjedhjeve. Kemi kërkuar bashkëpunimin sepse e shohim qeverisjen si një përgjegjësi dhe jo si një mundësi për të shkelur me këmbë pakicën, por që ata të marrin pjesë në të gjithë proceset integruese. I takon atyre marrja e këtij vendimi por siç duket ata do vazhdojnë me politikën e vjetër të përbaltjes. Ka një gjykatë kushtetuese që merr vendimet. Ne vazhdojmë punët në të gjitha bashkitë. Është vendimtare që ky vendim të merret tani dhe kërkohen minimumi konsensusin politik, por opozita do vazhdojë me politikën e vjetër që e ka çuar në humbje të përsëritura.
Diskutime rreth kësaj post