Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një komunikim për mediat nga Cërriku, foli për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
I pyetur nëse PS do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Presidentit Meta, Balla tha se kjo vendimmarrje i përket Komisionit Hetimor Parlamentar duku shtuar se me rëndësi është respektimi i Kushtetutës.
Deklarata e Ballës:
“Unë mendoj që të gjithë në duhet të heshtim dhe duhet të jetë Komisioni ai që më fund të mandatit të tij të sugjerojë vendimmarrjen e vet. Nëse Komisioni konkludon se shkeljet janë të rënda dhe hyjnë për shkarkimin e Metës do të shkarkohet.
Nëse do të ketë konkluzion tjetër, kjo është vendimmarrje sovrane Komisionit Hetimor Parlamentar. Në fund do të ketë një votim për raportim dhe nëse do të rekomandohet shkarkimi do të ketë edhe votim për shkarkim”, shtoi më tej ai.
Diskutime rreth kësaj post