Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin përkujtimit të 78-vjetorit të themelimit të Batalionit partizan “Dumrea”.
Balla tha se në Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.“Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë”, tha Balla.
Sipas Ballës, Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore. Më tej gjatë fjalës së tij Balla theksoi se këto 30 vite ka pasur një përpjekje të vazhdueshme për të hedhur baltë me qellim ndaj LANÇ.
“E filluan që me përpjekjen për të vënë në dyshim ditën e çlirimit e më pas me përpjekje të tjera për të zbehur krenarinë që buron nga lufta partizane e megjithatë në këto 30 vite askush nuk ja ka dalë mbanë të hedhi baltë mbi Luftën Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post