Analisti Frrok Çupi shprehet i bindur se kësaj here Partia Demokratike nuk gjen dot zgjidhje dhe do të ketë sërish kryetar Bashën, pasi sipas tij kryetari nuk është zgjedhur kurrë, por është emëruar.
“Gjendja në PD është e sëmurë. Edhe kësaj herë PD-ja nuk gjen dot zgjidhje dhe do të ketë sërish kryetar Bashën. Kryetari nuk është zgjedhur kurrë, por është emëruar.
Kryetari i fundit është votuar në vitin 1991, në gjithë zgjedhjet e tjera është emëruar dhe nuk është votuar fare, ose kur është votuar është votuar përmes diktatit.
PD do të ketë sërish një kryetar të emëruar dhe kjo do të krijojë përçarje dhe zhurmë brenda PD-së, dhe roli i kësaj partie do të jetë shumë i vogël.”, – tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post