Analisti Frrok Çupi paralajmëroi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’ se me këtë rrugë që ka marrë LSI ka mundësi që të mos e marrë veten dhe të mos ringrihet më, të jetë rënia e fundit.
“LSI është në heshtje shumë të madhe se ka pësuar fatin e rënie. Është shumë e vështirë kur bie, se dëmtohesh në shumë gjëra. LSI, nga një parti që tentonte të merrte 19 deputetë, por ka marrë vetëm 4 që momentalisht për këtë parti janë shumë pak.
Si parti ndihet keq tashmë. Presidenti që ka dalë nga partia tashmë është nën hetim. Bashkëshortja e tij si kryetare është shumë e depresuar për arsye të rezultatit dhe premtimeve që kishte bërë. Ndërkohë shumë personalitete te LSI kishin ikur para zgjedhjeve. Me të këtë rrugë që ka marrë LSI ka mundësi që të mos e marrë veten dhe të mos ringrihet më, të jetë rënia e fundit.”, – tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post