Kryeministri Edi Rama dha sot urdhrin e prerë që të nisë operacioni nga Velipoja deri në Ksamil për paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje.
“I kam kërkuar ministrit, drejtorit të IKMT ministrit të turizmit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil, dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë. Ata kanë 25 vjet që hanë buke atje, jo po duke shkuar aty ku është shumë e qartë fare, mjafton të hapësh sytë dhe e kupton për çfarë bëhet fjalë. Njerëzit që janë aty 25 vjet mund të vazhdojnë të bëjnë ato shërbime.
Duke shkuar për të vendosur një vijë të kuqe që s’duhet të shkelet më nga askush. Aty ku është përcaktuar vija e pakalueshme e rërës aty duhet të jetë vija. Aty ku hidhet beton pa leje aty duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime procese penale në bazë të ligjit dhe ndryshimeve të reja që janë bërë për këtë punë. Kini parasysh dhe diçka tjetër që tha ministrja se me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri. Ti i bën investitorit sipas dëshirës së investitorit për të ndryshuar kate e shtuar volume se shkon ti në burg”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post