Pedagogu dhe analisti i njohur, Roland Lami komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ situatën paszgjedhore në vendin tonë. Lami u shpreh se tani është momenti për të vënë në provë administratën zgjedhore.
“Kanë bërë disa ndryshime në kodin zgjedhor, janë përfshirë apo futur për herë të parë në këtë zgjedhje elemente që lidhen me teknologjinë. Nëse opozita pretendon se me video, me zë dhe me figurë tregon shkeljet që ka vënë re gjatë procesit të zgjedhjeve apo numërimit të votave, është momenti i mirë për të vënë në provë se sa do të funksionojë administrata e targuar për zgjedhjet.
Është një provë për institucionin e SPAK që futet për herë të parë për të ndërhyrë për shkeljet. Dhe do të shohim Gjykatat e reja dhe gjyqtarët e rinj të dalë nga Vetting. E nëse kjo funksionon, do të sjellë një dobi. Që këto fenomene të jenë më të pakta, do të sjellë ndëshkime për ata që kanë bërë shkelje. Gjithë këto instrumente që përdora unë, mendoj se është një gjë e mirë për vazhdimësinë e zgjedhjeve”, – tha analisti.
Ndërsa duke folur për qëndrimin e opozitës për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Lami tha se PD duhet që të sjellë fakte që të legjitimojnë akuzat e tyre.
“Partia Demokratike duhet të japë fakte për masakrën elektorale, sipas tyre. Duke sjellë fakte që legjitimojnë akuzat e tyre. Nga ana tjetër opozita do të vazhdojë me cinizmin që jemi të hapur për bashkëpunim”, – tha ai.
Më pas Lami ngriti pyetjen: “A do të mjaftohet opozita me vendimet që do të merren me institucionet që janë përgjegjësinë për zgjedhjet?”.
“Ne kemi një institucion prestigjioz, OSBE ODIHR, që bën jo thjesht certifikimin e zgjedhjeve, por jep edhe interpretimin për zgjedhjet. E nëse hamendësojmë se në fund të raportit do të thuhet se ka pasur shkelje, por rezultati i zgjedhjeve është ky që është, gjithë dilema dhe pikëpyetja është çfarë do të bëjë PD?
Do t’i kthehet vitit 2017 apo do të pranojë vendimet e ndërkombëtarëve. Çdo interpretim i joni, janë interpretime subjektive, por janë institucionet që kanë tagrin që vendosin”, – tha Lami.
Diskutime rreth kësaj post