Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka thënë se kryeministri Rama nuk do të zgjasë në qeveri më shumë se 1 vit. Më tej Salianji tha se Rama se nuk e ka mandatin legjitim.
Deklarata e Salianjit:
”Për të ndjekur logjikën politike, Edi Rama nuk shkon më shumë se një vit. Shihni rastin e Gurevskit. Janë mbi 80 mijë vota të pavlefshme që na kanë ikur kot. Kanë bërë një fletë votimi si fletë bingoje, që na kanë nxjerrë mbi 80 mijë vota të pavlefshme. Ne kemi kërkuar pavlefshmërinë në 9 qarqe. Ky është një shkak për të kërkuar zgjedhje të reja. Nëse ke parregullsi mbi 3 qendra votimi, atëherë përbën shkak për përsëritjen e zgjedhjeve”, Ervin Salianji.
Diskutime rreth kësaj post