Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të enjte festojnë Festën e Fiter Bajramit.
Të gjithë besimtarët pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit këtë ditë feste e kanë nisur me faljen e Namazit.
Në Kosovë një hoxhë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë deri më tani e ka bërë faljen e namazit me veshje popullore.
Sipas mediave vendase hoxha nga Drenasi e ka falur namazin i i veshur tradicionalisht me veshjen ‘tirqi e plis’ e cila është një veshje popullore.
Kjo gjë i ka habitur të gjithë besimtarët pasi nuk është diçka e cila ndodh shpesh.
Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste./abcnews
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post