Analisti Ben Andoni është shprehur se Basha nuk e ka identikitin e kryeministrit dhe se brenda PD-së nuk ishin të sigurt se do fitonin.
“Për të krijuar një frymë popullore duhet krijuar një frymë brenda partisë. Shumë brenda PD nuk ishin të sigurt se do të fitonin. Basha nuk e ka identikitin e kryeministrit, nuk di të sillet si kryeministër dhe këtë e ka përcjellë te strukturat.
E pamundur që të strukturat të kishte zgjedhje të vonuara. Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve doli një fiasko e madhe. Programi i tyre ishte asistuar nga Konrad Adenauer, mënyra se si e shpjegonte pa logjikë e me gabime e largoi elektoratin.”, tha Andoni për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post