Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar sot situatën politike në vendin tonë dhe nismën e maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta.
I ftuar në studion e lajmeve të MCN, Gjoni i konsideroi këto zhvillime lojëra mes Ramës dhe Metës, për të cilën theksoi se nuk dëshiron të bëhet pjesë e tyre. Ai tha se detyra e shkarkimit të Presidentit i takon Parlamentit të ri.
“Nuk di që vendi i presidentit të jetë vakant ka një komision hetimor dhe nuk dihet ende nëse Meta do të shkarkohet sepse nuk mjafton vetëm dëshira e një pjesë të maxhorancës. Unë e kam deklaruar nuk kam ndryshuar qëndrim, nuk jam bërë pjesë e lojërave mes Ramës dhe Metës, kjo është një lojë e qartë mes dy socialistëve të vjetër, mesa duket ka një problem hormonal mes këtyre dy mezoburrave, ne nuk kemi më borxh të merremi me dashuriçkat e këtyre dy shokëve socialistë, të cilët ndoshta me dy shishe verë mund ta zgjidhin dashurinë apo urrejtjen mes tyre. Sa për shkarkimin mund të them se është detyrë e Parlamentit të ardhshëm. Kam abstenuar në votimin e fundit dhe e kam deklaruar se kjo nuk është beteja jonë”, – tha Gjoni.
Lidhur me ftesën drejtuar kreut të opozitës Basha, Gjoni e komentoi si fabul imagjinare të cilën sipas tij Rama po e përdor.
“E kam thënë përpara se të mblidhej parlamenti që Basha duhet të tregonte një model shembulli evropian dhe nëse do isha në vendin e tij do të kisha dhënë dorëheqjen. Po krijohet përshtypja sikur PD që nga 2013 nuk po lufton më për të fituar. Nuk e di kush e ka këtë interes për të mbajtur PD në opozitë dhe Lulin në krye sepse me të në krye PD nuk fiton dot zgjedhje. PD nuk është një SH.P.K personale nuk duhet trajtuar si një biznes familjar. Ndërsa kjo teza e bashkëpunimit është si ato tezat e fabulave imagjinare dhe mendoj se Rama po tregohet shumë smart dhe po përdor këtë fabul për të krijuar një imazh superior ndaj PD për të akomoduar opozitën”, – u shpreh Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post