Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha në “Breaking” se në këto zgjedhje parlamentare, pati një taktikë të gabuar nga ana e socialistëve.
Sipas tij, gabimi ishte pasi kandidatët në fushatë kërkuan votën preferenciale dhe se kjo i dëmtoi, pasi fletët e pavlefshme ishin të PS-së në qarkun e Lezhës.
“Nuk është se jemi të kënaqur me rezultatin, ka pasur shumë në Lezhë vota të pavlefshme, mbi 70% janë të PS. Ka qenë një taktikë e gabuar e jona, që i lamë hapësira kandidatëve që të kërkojnë edhe numrin e tyre të votimit. Në shumë raste kanë votuar numrin e partisë, dhe më pas vertikalisht kandidatin. PS ka lejuar kandidatët të luajnë me numrin e vet. Gjë që ka nuk e kanë bërë forcat e tjera politike dhe ky është fakt”, – tha Ndreu.
Sipas tij, “në bashkinë Lezhë rezultati diferenca ka qenë 250 vota me PD-në, e mbi 1600 vota janë të pavlefshme. Lezha ka qenë edhe dhimbja e kokës e këtyre që bërtasin dhe krijojnë kështu historish”.
Diskutime rreth kësaj post