Kreu i qeverisë Edi Rama ka shkuar sot në Kamëz në dy familje dibrane dhe kuksiane që kanë përfituar nga skema e rindërtimit të banesave për shkak të dëmeve nga tërmeti.
Rama deklaroi gjatë vizitës në njërën prej familjeve se PS e ka fituar mandatin e tretë dhe tashmë do i shkojë punëve deri në fund ndërsa shtoi se edhe në Kamëz do mbarohen të gjitha punët pasi për të nuk ka rëndësi për kë votojnë.
“Erdha se nuk e besonit. Gratë më besojnë mua. Nuk më besojnë burrat. E di pse më besojnë gratë se e dinë se çfarë është puna. Nuk bëhen gjërat kollaj. Kurse burrat i dinë kollaj gjërat. Detyrën kemi bërë ne dhe do ta bëjnë deri në fund.
Ne e fituam mandatin e tretë. Këtu në Kamëz prapë duan të luftojnë komunizmin por prapë ne do ia bëjmë të gjitha nuk ka rëndësi për kë votojnë”, – deklaroi Rama.
Djali i familjes i tregoi Ramës disa piktura për të cilat mori përgëzime prej tij. “Më mirë të bësh pikturë sesa të lozësh bingo. Rrofshi të jeni mirë”, – u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post