Ish-presidenti shqiptar Bamir Topi ka komentuar ftesën e kryeministrit Rama për kryedemokratin Lulzim Bashën, për të zgjedhur presidentin e ri, pa pasur një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese për Ilir Metën.
Sipas Topit, do ishte hapi fatal për kryedemokratin.
“Bën mirë që nuk flet Basha, për një proces që e ka nisur mazhoranca, ai mund të kishte gojë nëse grupi i tij do ishte në parlament se do jepte mendimin e minorancës. Tani fatin politik të Komisionit dhe të votimin në parlament e kanë njerëzit e së djathtës që sot janë votat për Ramës. Pra nga kjo pikëpamje e gjej racionale që nuk flet apo që nuk i përgjigjet për ftesën për presidentin e Ramës. Nëse Rama hap një proces dhe e fut në rol për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, kjo do ishte hapi fatal për Lulzim Bashës. Pse? Se paragjykojnë një proces jo vetëm për votimin në parlament, por edhe vendimin e gjykatës Kushtetues”, tha Topi në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post