Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur se nuk ka asnjë shpresë te PD-ja. Sepse sipas tij, kjo forcë politike me në krye Sali Berishën, po i gëzohet pushtetit që sjell të qenurit në opozitë.
“Nëse PS ka marrë peng qeverinë, PD ka marrë peng demokracinë. Nuk kam shpresë as te PD dhe as te e djathta. Janë kthyer disa njerëz, ka qenë një term që ne e përdorim vite më parë, aristokracia e klasës punëtore. Pra sindikatat në marrëveshje me qeverinë në të gjitha problemet që kishte kapitalizmi përfaqësohej nga disa njerëz që nga forcat prodhuese u zgjodhën nga punëtorët dhe shkuan në superstrukturës. Shkonin për interesat e klasës punëtore dhe punonin për interesat e tyre. Nëse ti i gëzohesh pushtetit të opozitës, atëherë ca je ti për mua, kur ti mua ma rrëzon shpresën, kur ti gjatë kohës që njerëzit janë pa punë dhe ti demonstron standard dukshëm, atëherë kjo është një tallje e madhe. Nëse Berisha erdhi me një valixhe në Tiranë dhe sot, ka këtë, atë, atëherë ca besimi duhet të kem. Nëse ti ke besim te ai që të ka mashtruar je në nivel mizerabël ose është kulmi i naivitetit. I gëzon pushtetit të opozitës dhe është ekuivalent me pushtetin e kryeministrin, se ti ushtron presion te kryeministri, se lëshon këtë, merr atë dhe atëherë ti je i fuqishëm. Ka dalë nga shenja ideologjike e së djathtës, ka dalë te një marrëdhënie që nuk është më marrëdhënie kredibilitetit. Sot në vend që të ketë një mea-cupla jo vetëm për këto zgjedhje, pse kanë ikur personalitete, atëherë nuk jemi në kushtet që ke një subjekt politik që funksionon mbi bazën një prone private që ta jep në administrim, mbaje kur të them unë, ti do ikësh”, tha Topi.
Diskutime rreth kësaj post