Analisti Mentor Nazarko ka folur në lidhje me qeverisjen re të Ramës dhe shkarkimin e Metës. Ai tha se Rama nuk ka arsye se pse të tërhiqet në momentin që të gjithë ndërkombëtarët po e mbështesin.
“Unë besoj që Rama nuk sheh arsye sepse të tërhiqet, përkundrazi, ai kërkon të distancohet nga e keqja për të konfirmuar pushtetin e tij. Kur dikush arrin shumë lart, e ai e ka përdorur këtë metaforë, thotë duhet të ngjitemi lart, është bujarë. Gjuha e tij merr karaktere kombëtare, përfaqësuese, e kësisoj në qoftë se edhe perëndimi, madje, edhe SHBA janë të interesuara që Shqipëria të çelë negociatat mund të themi që me kontributit të opozitës kemi hyrë në një fazë të re. Po, opozita me gjasë ka legjimitet për mënyrën se si janë menaxhuar zgjedhjet. Akuzat e saj janë pa themelta juridikisht, mirëpo beteja e saj megjithatë ia vlen. Do të sillte rishikimin e Kodit Zgjedhor, pjesëmarrjen e saj në shtet bërjen e Shqipërisë. Jo vetëm objektivi ynë që është BE, por edhe reformat e tjera, në arsim, pronë, kërkojnë pjesëmarrje të opozitës, e në këtë kuptim, mendoj që jemi në rrugë të mbarë. Nëse e shohim kështu, opozita me qasjen e saj ka meritat e veta”, tha Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post