Jasmina Kadriu dhe Andi Artani kanë bërë të gjithë të besojnë se shumë shpejt do të përfundojnë çift. Madje dyshja ka pak kohë që u larguan nga “Përputhen” dhe u shprehën se do ta vazhdojnë njohjen jashtë programit.
Por, tashmë duket se çdo gjë ka përfunduar mes tyre dhe Jasmina ka fshirë çdo fotografi që kishte me të.
Ajo publikoi një fotografi të dërguar nga ndjekësit dhe tregoi se e gjithë kjo i ka ardhë në majë të hundës.
Ish-konkurrentja tha se është dalë si ‘femër e fiksuar’ para gjithë Shqipërisë, ndërsa Andi po shkon pas femrës së gabuar.
Në foton që e publikoi Jasmina, Andi shihet bashkë me Diona Fonën, teksa kjo e fundit po xhironte klipin e ri.
Jasmina aludon se ai ka diçka më shumë me të dhe përmend faktin se nuk qëndroi në ditëlindjen e Fatjonit, për të shkuar në Vlorë pasi e telefonoi ‘shoqja’.
Në një tjetër postim, Jasmina iu drejtua me një kërkesë ndjekësve “Edhe ju lutem mos me beni me tag neper video e foto me te. Ju puc”.
Kujtojmë se Andi ka qenë pjesë e videoklipit të fundit të Diona Fonës me titull “Sheqer”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post