Kreu i Partisë Socialiste të Fierit, njëherësh deputet i zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe zv/ministri i Mbrojtjes, ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky i fundit ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri, ndërsa përveçse ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon si personin kyç që tjetërsoi votën e qytetarëve shqiptarë, shprehet se nuk do i njoh zgjedhjet e 25 prillit.
Por sa i takon kësaj strategjie të ndjekur nga shefi i selisë blu, dje ka ardhur edhe një reagim nga zoti Koçi. Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, theksoi se Basha është kukull e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që shtoi se lideri demokrat nuk mund ta ndryshoi vendin, në një kohë që sipas tij, nuk ka fuqi të ndryshojë PD-në.
“Basha, kukulla e regjimit Berisha ne PD. Kur nuk reformon dot partine si mund te ndryshosh Shqipërinë”, shkruan kreu i PS Fier, Petro Koçi.
Diskutime rreth kësaj post