Avokat Spartak Ngjela ka zhvilluar ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Një nga pikat të cilat preku Ngjela ishte përplasja Basha-Selami, për të cilën avokati u shpreh se Rama ka paguar në favor të Bashës, duke qartësuar jo në kuptimin e parave por në kuptimin e investimit.
I pyetur nëse është më e vështirë nëse Meta kalon në opozitë, Ngjela tha se Meta nuk është në Parlament
“Opozitat janë në Parlament. Opozita nuk rri në rrugë. E patë opozitën në rrugë? Ja dëgjuat dot zërin. Jashtë Parlamentit nuk bën dot opozitë. Meta nuk ka çfarë bën. Ai katër deputetë ka brenda. Ju jap një informacion të saktë. Në përplasjen midis Bashës dhe Eduart Selamit, Rama ka paguar, jo në kuptimin e parave, në investim të Bashës. Të shikojmë si do shkojnë ngjarjet”, tha Ngjela për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post