Avokati Spartak Ngjela komentoi dorën e shtrirë të kryeministrit për bashkëpunim me opozitën. Ai ngriti dyshimet se kjo ftesë e Ramës mund të jetë e inicuar nga perëndimi, duke shtuar se opozita e ka refuzuar sepse sipas atij ajo “i ka hipur kalit mbrapsht”.
Sipas tij nëse opozita nuk do të hyjë në Parlament do të krijohet krizë politike duke dëmtuar gjithë shqiptarët.
“Dora e shtrirë për opozitën? Marrëveshja është një thirrje që bën Rama. Mund t’ia kenë kërkuar. Mund të jetë mendim perëndimor. Nëse kjo është kërkesë e BE duhet ta bëje, patjetër, përse mos ta bëjë. Të shohim si do shkojë. Deri më tani PD ka refuzuar, sepse i hipi kalit mbrapsht. I vuri karrocën kalit mbrapsht. Pse? Sepse nuk pranoi zgjedhjet. E para pyetje që bëhet a do hyjë në Parlament? Nëse nuk hyn në Parlament krijohet krizë politike. Kriza nuk dëmton Ramën por Shqipërinë. Dëmton gjithë shqiptarët. Dëmton negociatat me BE-në. Të shikojmë se si do të eci situata”, – tha Spartak Ngjela për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post