Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Twitter, lidhur procesit të çeljes së negociatave me BE-në, për të cilin thotë se i ngjan me kryeveprën e Samuel Beckett ”duke pritur Godonë”.
“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është sigurisht e rastësishme) Future of Europe“, – shkruan Rama në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post