Avokati Spartak Ngjela shprehet se Presidentin Ilir Meta e pret shkarkimin. Sipas tij Meta ka postin si drejtues i opozitës, pasi u bë palë me ata.
“Shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President por ka hyrë në Parlament dhe është bërë palë me partitë politike. Ai u pozicionua me opozitën, këtë nuk e lejon Kushtetuta. Si do ti arsyetojë thirrjet që bëri, jo me hanxhar.
Këtë do ta nxjerrin ekspertët ndërkombëtarë. Pyetja është kjo, nëse Rama e ka nga vetja apo ia kanë kërkuar ndërkombëtarët? Si mund të qëndrojë ky President. Kam përshtypjen që do ta shkarkojnë”, – tha Spartak Ngjela për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post