Producenti Ermal Mamaqi nuk po na lë kuriozë për shumë gjatë, por dita ditës po na zbulon nga një aktor që do e shohim në serialin “H.O.T”, seriali i parë nga producenti i cili realizoi dy filmat më të suksesshëm “I love Tropoja” dhe “Dy gisht mjaltë”.
Sot Ermali ka zbuluar se ylli i radhës është Megi Pojani, një nga vajzat më të komentuara në rrjete sociale e që pritet të bëjë namin edhe në “H.O.T”. Kujtojmë që Megi ka qenë protagoniste edhe në filmin “2 gisht mjaltë”.
Së fundmi Ermali zbuloi se protagonistë në serial do të jenë edhe Jonida Vokshi, Klea Huta, Irgen Çela.
Të tjerë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare janë bërë pjesë e kastit dhe do të zbulohen së shpejti.
Seriali është prodhim i përbashkët i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini.
Diskutime rreth kësaj post