Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo i ftuar në “Kurthin e Piter Pan” zbuloi se ia prishi të gjithë ditëlindjen partneres së tij, por pas gjithë atij trishtimi, erdhi një unazë martese.
Aktori kishte zgjedhur ditëlindjen e partneres për t’i propozuar për martesë, një ditë të cilën aktori e “kishte harruar” me qëllim.
“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen”, – rrëfeu Albano.
Ndërkohë, plani për të nesërmen ishte ky:
“Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë:
‘Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?’ U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’; ‘Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…’”, – shtoi aktori.
Diskutime rreth kësaj post