Aktorja Rudina Dembacaj është mjaft aktive në rrjetet sociale. Përmes këtyre platformave ajo mban një kontakt të vazhdueshëm me ndjekësit e saj të shumtë, me të cilët ndan detaje edhe nga jeta e saj personale.
Kur vjen puna tek këshillat në lidhje me partnerin, të gjithë drejtohen me vrap tek Rudina Dembacaj, e cila me humorin që e karakterizon, por edhe çiltërsinë nuk ia përton hiç me përgjigjet e saj.
E fundit ka qenë një ndjekëse e cila e ka pyetur Rudinën se si t’ia bëjë me burrin i cili ka tip të ftohtë dhe s’i shpreh fjalë të ngrohta.
“Kërcënoje. Si ta kesh zemër, unë kam nevojë për ngrohtësi, ti s’më jep ngrohtësi, si do ta zgjidhim?”, – shprehet Rudina.
Diskutime rreth kësaj post