Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Ditën Kombëtare të Drejtësisë në Shqipëri,
Ngjela thotë se drejtësia ishte një plagë e madhe dhe e cilëson atë si “fatkeqësi kombëtare e krijuar nga politika që nga vitit 1992 dhe deri kur filloi reforma në drejtësi”.
Futja në drejtësi e personave të paaftë dhe me mungesë integriteti çoi tha avokati Ngjela në një korrupsion të lartë në drejtësi dhe politikë dhe për të rregulluar këtë u desh reforma në drejtësi.
Ish-ministri i Drejtësisë thotë se kjo reforma ka hasur pengesa të mëdha dhe thekson se ka shpresë se institucionet e reja do të mund të vendosi drejtësi në vend.
“Është ende herët për drejtësinë e re, organet e reja do të vendosin drejtësi. Janë krijuar dy institucione të reja që do të krijojnë sistem gjyqësor të pavarur. Me rihapjen e Gërdecit është një shenjë për luftimin e korrupsionit të lartë. Institucionet e reja e kanë në dorë për të kthyer besimin”, deklaroi Ngjela për Euro News Albania.
Sipas avokatit “goditja e korrupsionit të lartë nga BKH dhe SPAK do të krijojë optimizmin për drejtësi në Shqipëri” pasi zhvillimin shoqëror në vend e pengon “korrupsioni në gjyqësor dhe politikë”.
Diskutime rreth kësaj post