Sekretari për Mediat në PS, Alfred Peza ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Peza tha se sjellja e Metës gjatë fushatës elektorale ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe prandaj është i nevojshëm shkarkimi i tij.
“Mazhoranca është e vendosur dhe duke marrë të dyja nismat, është dy herë më e vendosur. Sepse ajo çfarë gjithë opinioni publik ka parë në veprimet e presidentit gjatë fushatës zgjedhore, ka qenë në kundërshtim të plotë me frymën e Kushtetutës. Kjo e bën mazhorancën dhe më të qartë dhe më të vendosur që të japë një përgjigje në lidhje me qëndrimin që ka kjo mazhorancë për raportin me Kushtetutën. Uroj që të vendosin me votë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.”
Alfred Peza u pyet edhe për seriozitetin që karakterizon ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me opozitën për të zgjedhur emrin e ri të kreut të shtetit.
“Kryeministri ka thënë që jemi të hapur nga A te ZH. Sot u fol për bashkëpunim me opozitën për një nga postet më të rëndësishme, po jepen prova dhe dëshmi konkrete për seriozitetin e ofertës së kryeministrit për opozitën. Dora e shtrirë e mazhorancës do të vazhdojë të jetë e tillë. Duhet të përqafojmë një mënyrë të re të të bërit politikë, qoftë në mazhorancë, qoftë në opozitë”, tha Peza në Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post